Shkup. hapet libri i zisë në Ambasadën e Francës

Ambasada e Francës në Shkup, sot ka hapur libër të zisë për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

Libri do të jetë i hapur nga sot e deri më 18 nëntor, nga ora 10:00 deri ora 13:00 në Ambasadën e Francës.

Në Francë dhe në shumë vende të tjera sot në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave në Paris. Ambasada e Francës i bashkohet kësaj heshtjeje dhe i fton të gjithë të bashkohen me ta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button