Unë i humbur në dhomën time,
Aty ku flet mungesa jote
Të kërkoj…
Ndër llambë, mbi dollap, në raft librash,
Nëpër abazhurë, skutat e dhomës së errët, në dritare…
Të kërkoj!
Hidhem, bie, ngrihem, kotem kllapitëm,
Trazoj gjithandej; shpalos, tollovis,
Të kërkoj…
Kërkoj!
Po, hijen tënde sigurisht!
Sepse ti e di ku je!
Aty mes katër mureve të ngritura
Me pritje, durim dhe dashuri.
Aty ti fle, këtë e di!
Por derën e kësaj kështjelle s’mundem ta prekë, s’guxoj!
Aty ku nuk spërkatë asnjë rreze nga dielli, përveç buzëqeshjes tënde,
Aty ti po fle!
Në thellësirën e eliksirit, ku mbytet ëndrra në netët me kujtime..
Fli e qetë se s’do të trazoj,
Pa praninë tënde unë s’e hap dot,
Sepse nuk di vet ta mbyllë,
Fli tani…
Autor: Suad Bajrami