Site icon PORTALB

Arrestohen kërcënuesit e Saimir Tahirit

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë Saimir Tahiri

Saimir Tahiri

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se i kanë dërguar një e-mail kërcënues ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, transmeton tch por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.

“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh.

Exit mobile version