Site icon PORTALB

Marrin zjarr pyjet e Peshkopisë

Marrin zjarr pyjet e Peshkopisë

Disa vatra zjarri kanë përfshirë pyjet në rrethin e Dibrës. Konkretisht bëhet fjalë për një zjarr të rënë prej pesë ditësh në malin e Gramës, në brendësi të Parkut Kombëtar të Korabit.

Dhjetra hektarë pisha janë shkrumbuar. Në të njëjtën kohë një tjetër zjarr ka djegur sipërfaqe të tëra me pyje ahu në Selishtë. Zjarre të tjera janë ndezur në Rabdisht afër qytetit të Peshkopisë.

Por në të gjitha rastet nuk ka ndërhyrje nga Drejtoria Pyjore, ndërkohë që njësitë administrative janë ende në krijim dhe nuk dihen kompetencat e tyre.

Exit mobile version