Site icon PORTALB

Kirurgjia digjestive filloi me punë të rregullt

Kirurgjia digjestive Shkup

Kirurgjia digjestive Shkup

IPSH Klinika universitare për kirurgji digjestive kumtoi se nga sot do të vazhdojë me punë të rregullt.

Kolegjiumi i mjekëve të Klinikës për kirurgji digjestive më 11 nëntor njëzëri vendosi se atë ditë dhe dy ditët në vijim (12 dhe 13 nëntor) nuk do të operojnë raste elektive dhe të kryejnë kontrolle elektive ambulantore, ndërsa rastet urgjente do t’i trajtojnë në mënyrë adekuate.

Si shkak për atë e cekën revoltën e tyre dhe zhgënjimin për shkak të tentimit për vrasje të kolegut të tyre më 9 nëntor në vendin e tij të punës, reagimet e opinionit, thirrjet për linç të mjekëve dhe përhapjes së informatave të rrejshme.

Exit mobile version