Site icon PORTALB

Tifozët maqedonas i shanë “me çka ka” vashat gjakovare

KH Shqiponjat Gjakovë

KH Shqiponjat Gjakovë

Shqiponja nga Gjakova ka luajtur si macja me miun si mysafir me ekipin hendbollistik maqedonas, Pelisterin nga Manastiri, duke e deklasuar me rezultat 38:22 (21:11), në ndeshjen e xhiros së tretë të Challenge Cup (kupa evropiane) në konkurrencën e femrave.

Kapitenja e Shqiponjës, Valerina Malaj ka rrëfyer për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë ofenduar rëndë nga tifozët maqedonas. Cila ka qenë pritja e skuadrës vendase? “Kryesia e klubit na ka pritur shumë mirë, ndërsa shikuesit në disa çaste na kanë ofenduar rëndë. Ata kanë brohoritur Kosova është zemra e Serbisë, kemi me iu pre, i ngritshin lart gishtat. Kur ka përfunduar ndeshja kemi duartrokitur nga shikuesit, por ata na ofenduan”, ka folur Malaj.

Exit mobile version