Site icon PORTALB

Njëri prej sulmuesve në Paris ka mbërritur në Europë nëpërmjet Greqisë

Greqia

Përcaktohet se njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Paris të Francës ka mbërritur në Europë nëpërmjet Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë, Nikos Toskas, njoftoi se personi me pasaportë siriane i gjendur pas shpërthimit në stadiumin “Stade de France” ku ndodhi sulmi kamikaz, më 3 tetor ka kaluar në ishullin Leros.

Toskas në një deklaratë ka theksuar se identiteti i mbajtësit të pasaportës është regjistruar sipas rregullave të përcaktuara në samitin e BE-së të mbajtur në lidhje me refugjatët.

Exit mobile version