Site icon PORTALB

Cana solidarizohet me popullin francez

Lorik Cana

Lorik Cana

Sulmet terroriste në Francë, që shkaktuan me qindra të vdekur kanë patur një impakt tepër negativ edhe në Kombëtaren Shqiptare, e cila mbrëmjen e së premtes kur ndodhi masakra, ishte ende nën efektin e festës miqësore me Kosovën.

Kapiteni Lorik Cana, i cili ka një lidhje të veçantë me Francën për shkak të karrierës së tij me Paris Saint Germain, Olimpique i Marseilles e së fundi me Nantes, e ka të vështirë të flasë për futboll pas një ngjarjeje kaq të rëndë, me pasojë humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm.

“Një ditë e cila kishte nisur shumë mirë me një ambient gëzimi, u mbyll me një lajm të hidhur. Është një ngjarje shumë e rëndë. Në këtë moment është pak e vështirë për të menduar për ngjarje të tjera. Kjo tregoi se budallallëku i njeriut nuk ka kufi. Franca dhe e gjithë Europa besoj se do të dinë të ecin pëpara”, ka thënë kapiteni shqiptar, përcjell SuperSport.

Verën e ardhshme në Francë do të zhvillohet kampionati Europian, por për Canën nuk ka vend për panik, pasi masat organizative do të jenë në nivelet maksimale.

“Eventet e mëdha janë gjithë targeti i terroristëve, por unë besoj se organizimi dhe siguria do të jetë në nivelin më të lartë. Sporti duhet të jetë ambasador i paqes dhe nuk na shkon mendja për ngjarje të këqija në “France 2016″, shton Cana.

Duke iu kthyer miqësores vëllazërore me Kosovën, Cana e pranon se trajneri Gianni De Biasi e ka patur të vështirë për punuar në kushte normale, por para Gjerogjisë situata paraqitet krejt ndryshe.

Exit mobile version