Site icon PORTALB

Netanyahu kërkon të shtohen masat e sigurisë në Ambasadën e Izraelit në Paris

Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, me rastin e sulmeve terroriste natën e kaluar në Paris, deklaroi se “Izraeli solidarizohet me Francën”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton televizioni izraelit Channel 2, Netanyahu ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Izraelit ndaj Francës në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Në të njëjtin lajm theksohet se Netanyahu ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë në Ambasadën e Izraelit në Paris dhe kontakt të vazhdueshëm mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit me forcat e sigurisë së Francës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Emmanuel Nahashonit në deklaratën me shkrim ka thënë se Netanyahu ka kërkuar që flamujt e Izraelit në ambasadat jashtë vendit dhe institucionet e tjera shtetërore të ulen në gjysmë shtize.

Exit mobile version