Site icon PORTALB

Maqedoni, zhvillime në tregun medial, kuadri i Alsat-M kalon në TV Shenja

Alsat-Shenja

Alsat-Shenja

Drejtoresha ekzekutive e TV Alsat M, Bisera Jordanovska sot dha dorëheqjen nga posti për arsye personale, mëson Fokus. Pronari i TV-së ka informuar punonjësit se nga 1 dhjetori, ai do ta merr detyrën e drejtorit, transmeton Portalb.

Përveç drejtoreshës, nga Alsat M, janë larguar edhe pesë gazetarë-reporterë, të cilët kanë kaluar në televizionin e ri Shenja. Përveç tyre, në televizionin Shenja kanë kaluar edhe një pjesë e personelit teknik, transmeton Portalb.

E gjithë kjo ka ndodhur, që nga largimi i ish kryeredaktorit Muhamed Zekiri, i cili gjithashtu është pjesë e televizionit më të ri Shenja.

TV Shenja, televizioni më i ri në Maqedoni

Emri i televizionit më të ri do të jetë TV Shenja, e cila që nga nesër do të fillojë të transmetojë program në tërë territorin e Maqedonisë, por do të mund të ndiqet edhe në Kosovë dhe Shqipëri, njofton Portalb.

Kryeredaktor i këtij televizioni, që do të jetë edhe në gjuhën shqipe edhe atë maqedonase, do të jetë Ismail Sinani, redaktor i tanishëm i revistës mujore, Shenja, ndërkaq emision politik do të mbajë ish kryeredaktori i Alsat M, Muhamed Zekiri.

Nga TV Shenja, thonë se ky medium do të jetë i pavarur, i paanshëm. Në ndërkohë jo-zyrtarisht edhe gazetarë tjerë nga mediumet tjera, kanë paralajmëruar se do të kalojnë në televizionin më të ri në Maqedoni. /Portalb

Exit mobile version