Site icon PORTALB

Operacion kundër organizatës terroriste DAESH në Stamboll

Ilustrim

Ekipet e departamentit të anti-terrorizmit në Stamboll kanë ndëmarrë një operacion kundër organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e departamentit të anti-terrorizmit në drejtorinë e policisë së Stambollit, me mbështetjen e ekipeve të operacioneve speciale kanë ndërmarrë një operacion të njëkohshëm në 20 adresa të përcktuara në rajonet Bağcılar, Ümraniye, Esenler, Silivri, Bahçelievler.

Në kuadër të operacionit theksohet se janë arrestuar 11 persona të dyshuar ku 7 prej tyre janë nënshtetas të huaj dhe prendohet se kanë ardhur nga jashtë vendit për t’iu bashkuar organizatës terroriste DAESH.

Ekipet e policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat dhe në vendet që kanë tregur të dyshuarait, ndërsa theksohet se operacioni është në vazhdim dhe se mund të rritet numir të arrestuarve.

Exit mobile version