Site icon PORTALB

Debat për përfshirjen e grave në politikë në Maqedoni

“Gratë dhe politika: Përfshirja dhe ndikimi i grave në politikën në Maqedoni” është tema e takimit të punës në organizim të Platformës për barazi gjinore dhe zyrës së Fondacionit “Fridrih Ebert” që do të mbahet sot në Shkup.

Qëllimi i takimit të punës është që të diskutohet për identifikimin e barrierave kryesore të cilat ndikojnë mbi pjesëmarrjen politike të grave dhe të sigurohen rekomandime relevante me të cilat do të ngritet vetëdija publike për këtë çështje.

Në takim do të prezantohen rezultatet nga studimi Reaktor “Gruaja në politikë: Rruga  deri te funksionet politike dhe ndikimi në nivel lokal” të bazuara në hulumtim përfaqësues dhe tregojnë barrierat me të cilat ballafaqohen gratë gjatë dhe në kohën e mandateve të tyre në politikë.

Në këtë mënyrë, theksojnë nga Platforma për barazi gjinore, bëhet përpjeke të motivohen bartësit e politikave që të bëjnë ndryshime thelbësore, të cilat do t’i inkurajojnë gratë në masë më të madhe të marrin pjesë në jetën publike dhe politike.

Exit mobile version