A jeni kurrioze të dini se kur mund t`i besoni rezultatit të testit të shtatzënisë?
Sa kohë pas fekondimit ai mund të diktojë shtatzëninë?
Në udhëzimet e shumicës së testeve, të cilat mund të gjenden në treg, shkruan se janë të sakta në ditën e parë pas ndërprerjes së menstruacioneve. Te femrat rëndom ovulacioni ndodh 14 ditë para ditës së parë të menstruacioneve, kështu që ai është numri i ditëve sa duhet të prisni pas marrëdhënieve seksuale, në mënyrë që të verifikoni se a ka ndodhur fekondimi. Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet vrullshëm në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme te secila femër kështu që nuk është e mundshme që sipas nivelit të hormonit të konstatohet java e shtatzënësisë.
Testi i shtatzënësisë funksionon në atë mënyrë që detekton sasinë e hormonit HCG në urinë. Është e logjikshme që disa femra të kenë nivel të lartë të hormoneve e disa të tjera (ato që kanë qenë shtatzënë edhe më parë) kanë nivel më të ulët të hormoneve. Andaj, disa femra mund të marrin rezultat të pasaktë nëse testin e bëjnë më herët për shkak se niveli i hormoneve nuk u është mjaft i lartë, për t’u treguar testi pozitiv. Prandaj, prisni së paku 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta në testin relevant.