Site icon PORTALB

Kazani prej 3 litrash në shtetin tonë i ngjajnë tankut septik

Mijallkov është vërtet i zoti, apo edhe ai po bie me qeverinë në Çeki.

Sasho Mijallkov

Ramadan Ramadani, kolumnë- “E moj Sasha, gde je sada vlada nasha?!” ,Fokus
Ylli i deputetëve Radmilla Shekerinska me disa dokumente i shkriu si të ishin nga sheqeri, disa kolona të përparësisë së partisë në pushtet, e të siguruara përmes  inxhinierisë zgjedhore. Thënë me fjalor gjuetarësh, Shekerinska i gjuajti” arushës në prapanicë”.

Jadranka Kostovska, kolumnë-“ Më fal, i Madhi udhëheqës”, Fokus
Edhe skeptikët më të mëdhenj duhet ta kenë të qartë se pse duhej të “mbytet” tv projekti i popullarizuar K-15. Me paroditë e tyre ata ishin konkurrencë serioze e qeverisë aktuale. Vetëm Cacko, Mile dhe Toshe do të ia kishin arritur ta bëjnë një skeç ku Capa vezëhedhësi nga Dibra do të jetë i pranuar në kabinetin e kryeministrit.

Vasil Mickovski, kolumnë-“Ky Mijalkovi paska qenë shumë i zoti!”, Sloboden peçat
Kjo aferomani I ndihmon pushtetit për ta shndërruar realitetin tonë të vrazhdë  në një imazh miti I cili është në funksion të propagandës oficiale, e ajo porosit- ne jemi të forte, ne jem të paprekshëm, e ju jeni të dobët dhe do të mbeteni luzerë!

Todor Pendarov, kolumnë-“Të lumtë z.Ahmeti”, Utrinski Vesnik
Shpresoj se Ahmeti nesër, në emër të disa” interesave më të larta shtetërore” nuk do ta ndryshojë qëndrimin për ligjet për mediume.

Zlate Lozanovski, kolumnë-“ BE në krizë nevoje”- Sloboden peçat
Shteti po i përngjan një tanku septik në të cilin kemi ngecur deri në fyt në fekale dhe gjëja e fundit që na duhet janë kazanë prej tre litrash. E tçrë kjo mban erë shtypjeje, para të cilës nuk guxojmë të( për)ulemi.

Erol Rizaov, kolumnë-“Strategjia e mbuluar me pluhur”, Utrinski Vesnik
Vizioni për ardhmërinë e Maqedonisë është thesar kombëtar i varrosur në arkivat e pluhurosura të MANU.

Sinoliçka Trpkova, kolumnë- “Stuhi në kënetë ose jetë në det”, Fokus
A jemi të gatshëm që së bashku të dalim nga këneta? A jemi të gatshëm  të sakrifikojmë çdo gjë vetëm për një vizë të kaltër në qiellin e errët, të besojmë se, megjithatë, mundet dhe ka edhe ndryshe?

Stojan Andov, kolumnë-“ Gruevski e përjashtoi Kuvendin nga funkcioni”, Fokus
Sasho Mijalkov tha se përgjigjja në pyetjen e Shekerinskës është e dhënë në një rast të mëparshëm, kur Ljube Boshkoski ka pa se këto insinuate nuk janë të sakta dhe për këtë ka kërkuar falje publike.

Sllobodanka Jovanovska, editorial-“ Pyetjet e hapura nuk u happen”, Utrinski Vesnik
Marrëdhëniet Shqiptaro-Maqedonase janë sjellur vetëm në ato politike, dhe është absurd  që dy shtete fqinje, edhe në ketë distance të vogël të mos jenë të lidhur me rrjet rrugor.

Exit mobile version