Site icon PORTALB

Bavarezët me super ofertë për Guardiolan

Pep Guardiola

Pep Guardiola

Bayern Munich nuk e ka ndërmend ta lëshoj trajnerin spanjoll Pep Guardiola dhe për këtë i ka ofruar një kontratë të re.
Sipas asaj që shkruajnë mediat gjermane, klubi bavarez i ka ofruar rinovim me një pagë prej 17 milionë funte në vit, që i bie 24 milionë euro.

Një shumë ende e paparë deri më tani për një trajner futbolli. Bayern kërkon ta mbajë trajnerin deri në vitin 2018 në “Allianz Arena”. Guardiola ka fituar gjithçka në futbollin gjerman deri më tani, ndërsa nuk e ka arritur ende objektivin kryesor, Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/

Exit mobile version