SHGM, përshëndet lirimin e Kezharovskit

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) është e kënaqur që kolegu Tomisllav Kezharovski u lirua nga burgu hetues i Shkupit dhe është kthyer në mesin e famijes së tij. Vendimi i Gjykatës së Shkupit 1 për zëvendësimin e masës së arrestit me arrest shtëpiak është hap përpara drejt përmirësimin e praktikës gjyqësore kur vendoset për shqiptimin e kësaj mase. 

Presim që Gjykata shumë shpejt do ta shfuqizojë masën e arrestit shtëpiak dhe të vendos që Kezharovski të mbrohet në liri. 

Besojmë se Kezharovski është i pafajshëm dhe presim që Gjykata e Apelit ta shfuqizojë vendimin e shkkallës së parë dhe ta shpallë të pafajshëm. Kezharovski me tekstet e botuara nuk ka shelur ligjin, por ka zbuluar keqpërdorimin e institutit dëshmitar i mbrojtur. Opinioni ka të drejtë të jetë i informuar për shpërdorimet e institucioneve, që paraqet interes shumë i lartë publik. Përkujtojmë se në pajtim me praktikës gjyqësorë të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, dënim me burgim kundër gazetarit arsyetohet vetëm në rast të përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës. 

Në rastin e Kezharovskit gjykatat e Maqedonisë kanë një mundësi të rrallë për të implementuar praktikën gjyqësore evropiane kur shqyrtojnë lëndë lidhur me lirinë e shprehjes. Kështu, Gjykata do ta shmang riskun që kjo lëndë të rrëzohet para Gjykatës evropiane dhe Maqedonia të dënohet për shkeljen e nenit 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button