Site icon PORTALB

Naser Selmani: Raporti më i zi që ka marrë Maqedonia

Kryetari i SHGM-se, Naser Selmani

Kryetari i SHGM-se, Naser Selmani

Në emisionin 10 minuta të TV21, Kryetari i shoqatës së gazetarëve Naser Selmani, për raportin  e Komisionit Evropian tha se është raporti më i zi për Maqedoninë, që nga koha kur Maqedonia për herë të parë mori statusin kandidat për në BE.

Sipas tij, kjo qeveri, ose cilado qeveri që do vij në Maqedoni, do ta ketë shumë vështir ti iki këtyre vërejtjeve, sepse BE në mënyrë shumë më sistematike do të insistojë që Maqedonia, jo vetëm ta ndryshojë legjislacionin, por të paktën të ndryshojë praktikën dhe zbatimin e këtyre ligjeve në harmoni, ashtu si veprohet në BE.

Si çështje pozitive për këtë raport, në krahasim me raportet tjera, Selmani tha se BE kësaj radhe flet për ngecje dhe probleme, që do të thotë se e ka kuptuar që problemet në Maqedoni, nuk do të zgjidhen duke ndryshuar elitat politike, por duke ndryshuar sistemin.

Exit mobile version