Site icon PORTALB

Ahmeti ende nuk ka vendosur nëse do të vizitojë lagjen e trimave në Kumanovë

Ali Ahmeti

Edhe gjashtë muaj nga aksioni policor në lagjen e Trimave në Kumanovë, Bashkimi Demokratik për Integrim, ende nuk e ka në agjendën e saj vizitën në këtë zonë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti. Shefi i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri tha se vizita do të realizohet atëherë kur për këtë do të vlerësoj shtabi partiak zgjedhor, njofton Alsat-M.

“Kryetari Ahmeti, kuptohen konform strategjisë së fushatës zgjedhore që e përgatit shtabi qendror zgjedhor, atje ku duhet të merr pjesë, atje do merr pjesë, dhe një nga strategjitë ishte që kryetari i BDI-së të merr pjesë sot në komunën e Tearcës e nëse e shohim të arsyeshme të merr pjesë edhe atje, kuptohet që kryetari do merr pjesë edhe atje”, tha Bekim Neziri. Shef i shtabit zgjedhor.

Neziri ka komentuar edhe njoftimet për investimet në infrastrukturë në pjesët shqiptare, duke hedhur poshtë pohimet se autostradat ndërtohen vetëm në pjesën lindore të vendit.

Exit mobile version