Site icon PORTALB

Aleksander Vuçiq viziton nesër Srebrenicën

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Srebrenicë, ku do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe në qendrën memoriale të viktimave të masakrës, njofton Radio Europa e Lirë.

Vuçiq, për herë të fundit, ka qëndruar në Srebrenicë më 11 korrik, në 20 vjetorin e masakrës.

Por, atëbotë, ai është detyruar të largohet, pasi është sulmuar nga masa.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.

Exit mobile version