Sot në Mëngjes, në Gjykatën Penale – Shkup, janë marrë në pyetje dy vëllezërit të dyshuar incidentin e djeshëm në Kirurgjinë Digjestive. Policia ka ngritur padi penale “tentim për vrasje”, “dhunë”, “sulm të personit zyrtar”, dhe “armëmbajtje pa leje” nga e cila vëllezërit kanë marrë 30 ditë paraburgim. /Portalb
Përndryshje, njëzet e katër orë pas incidentit të armatosur në Qendrën Klinikë në Shkup, në të cilën u plagos kirurgu abdominal Lubomir Ognenoviq,, në Qendrën Emergjente shihet numër i madh i forcave policore, njofton Portalb.
Në të dy hyrjet e Klinikës Kirurgjike ka persona që e ruajnë spitalin, të cilët e kontrollojnë hyrjen dhe daljen e pacientëve dhe familjarëve të tyre. Gjithashtu, është përforcuar edhe sigurimi edhe nëpër korridoret, në pjesën për vizita, nëpër të cilat bëhet kontroll i rreptë. Gjithashtu ka pjesëtar të forcave speciale me pajisje të plotë ushtarake të ushtarake.
Në klinikat tjera gjithashtu shihet zmadhimi i forcave të sigurimit dhe policisë.