Site icon PORTALB

Konferencë nacionale për etikën gazetareske dhe vlerat mediale gjatë zgjedhjeve

Mediumet

Në organizim të Institutit të Maqedonisë për Media dhe Këshillit për etikë në media, në bashkëpunim me UNESKO-n dhe me Delegacionin e Bashkimit Evropian, sot në Shkup do të mbahet konferencë nacionale me temë “Etika gazetareske dhe vlerat mediale në rrethana specifike dhe përgjatë zgjedhjeve”.
Në forum do të drejtohen shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, ndërsa fjalime do të kenë Enes Osmançeviq i Këshillit për etikë të Bosnjë e Hercegovinës, Martin Hakerbi, ekspert medial i Britanisë së Madhe si dhe përfaqësues të Komisionit për ankesa në kuadër të Këshillit për etikë në media, Mediaprint Maqedoni dhe Agjencia për media audio dhe audiovizuale.

Konferenca organizohet si pjesë e projektit “Llogaridhënia e mediave në Evropën Juglindore”, i cili zbatohet nga UNESKO dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian

Exit mobile version