Site icon PORTALB

Akuza dhe kundërakuza në parlament për votën e diasporës

Parlamenti i RM-së

Parlamenti i RM-së

Në vend të debatit për Kodin zgjedhor, deputetët mbrëmë në seancën plenare kanë akuzuar njëri tjetrin se kush ka dhe kush nuk ka legjitimitet, dhe se kush sa replika dhe propozim ligje ka bërë, transmeton Portalb.

Deputeti nga diaspora, Pavle Sazdov tha se ndjehet mirë për faktin se partitë kanë vendosur që të votojë diaspora dhe se rezultatet e votave më të sakta kanë ardhur pikërisht nga diaspora.

“Edhe pse LSDM donte që diaspora të mos votojë, më vjen mirë që qytetarët që nuk jetojnë në Maqedoni do të kenë mundësinë të votojnë. Besoj se për këtë arsye votuesit e diasporës do ta dënojnë LSDM-në”, tha Sazdov.

Për këtë qëndrim të Sazdovit reagoi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, i cili tha se nuk është njëjtë të jesh deputet me 10 mijë vota dhe 1 mijë vota.

“Pavle edhe je jolegjitim edhe po gënjen. Që një deputet të jetë legjitim duhen 10 mijë dhe jo 1 mijë vota, ti je zgjedhur me 1 mijë vota. As pesë fjalë s’i ke thënë në foltore. Pse po gënjen se LSDM s’ka dashur të votojë diaspora, ne vetëm kemi kërkuar barazinë e votës. Pavle ti je jolegjitim unë me jetë të garantojë se deputet si ti kurrë më nuk do të zgjedhen, a ti kurrë nuk do ta shkelësh në këtë Kuvend”, replikoi Sugareski, transmeton Portalb.

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar pakon e ligjeve që parashikohen me Marrëveshjen e Përzhinos. Pak minuta para mesnate, ka marrë dritë jeshile vendimi për formimin e Komisionit anketues për skandalin e përgjimeve.

Deputetët me procedurë të shpejtë e kanë miratuar ligjin për mbrojtjen e privatësisë dhe atë për mbrojtjen e informatorëve. Po ashtu, janë votuar edhe ndryshimet e reja ligjore që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor, Kodin Penal dhe Ligjin për qeverinë./Portalb

Exit mobile version