Site icon PORTALB

Tetë aksidente dje në Shkup, lëndohen gjashtë persona

Aksident

Aksident, foto arkiv

­ Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është bërë ekspertizë në gjithsej tetë aksidente rrugore. Prej tyre, katër janë me pasojë dëm material dhe katër janë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë një drejtues i automjetit motorik dhe dy bashkëudhëtarë si dhe tre udhëtarë të një autobusi.

Sot Sektori për parandalim në kuadër të Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në shkollat rajonale të SHF “Draga Stojanovska” të cilët ndodhen në vendbanimet Çiflik dhe Shën e Premtja me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet pa pengesa dhe sipas rregulaltivës ekzistuese të komunikacionit.

Exit mobile version