Site icon PORTALB

Ja cilat janë shtetet me më shumë duhanpirës

Policët do të kenë të drejtë të dënojnë duhanpirësit në ambiente të  mbyllura
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar raportin e fundit me “Një vështrim mbi shëndetin”, i cili jep një panoramë të shëndetit në 34 vendet anëtare të kësaj organizate. Raporti ka analizuar një numër të madh elementësh, që nga cilësia e kujdesit shëndetësor deri te dietat, pesha dhe faktorët e stilit të jetesës në këto vende. Një prej këtyre faktorëve është duhani, i cili sipas OECD-së vret 6 milion njerëz në vit. Mesatarja e duhanpirësve në raport me numrin e popullsisë në 34 vendet e OECD-së është 19.7%. 22 vendet me numrin më të madh të duhanpirësve janë renditur më poshtë nga i fundit deri te më i pari.
22. Afrika e Jugut — 19.8% e popullsisë janë duhanpirës. Në bazë të gjinisë: 32.1% meshkuj, 7.4% femra.

21. Koreja e Jugut — 19.9%. / 36.2%, 4.3%  femra

20. Britania e Madhe — 20%. / 22% meshkuj, 19% femra

19. Zvicra — 20.4%. / 23.1% meshkuj, 17.8%  femra

18. Sllovenia — 20.5%. /  22.6% meshkuj, 18.4%  femra

17. Gjermania — 20.9%. / 25.1% meshkuj, 17.1%  femra

16. Italia — 21.1%. / 26.7%  meshkuj, 15.9% femra

15. Republika Çeke — 22.2%. / 27.2% meshkuj, 17.4% femra

14. Lituania — 22.2%.  / 33%  meshkuj, 13%  femra

13. Austria — 23.2%. / 27.3% meshkuj, 19.4%  femra

12. Poloni — 23.8%. / 30.9% meshkuj, 17.9%  femra

11. Turqia — 23.8%. /  37.3%  meshkuj, 10.7%  femra

10. Spanja — 23.9%. / 27.9%  meshkuj, 20.2%  femra

9. Franca — 24.1%. / 28.7%  meshkuj, 20.2%  femra

8. Rusia — 24.2%. / 45.1%  meshkuj, 10.5%  femra

7. Kina — 25.5%. / 49%  meshkuj, 2%  femra

6. Estonia — 26%. / 36.3% meshkuj, 18.3%  femra

5. Hungaria — 26.5%. / 31.9% meshkuj, 21.7% femra

4. Kili — 29.8%. / 33.7% meshkuj, 27% femra

3. Lituania — 34.3%. / 52%  meshkuj, 17.6%  femra

2. Indonezia — 37.9%. / 71.8% meshkuj, 4% femra

1.  Greqia — 38.9%. / 43.7% meshkuj, 34% femra

Exit mobile version