Site icon PORTALB

Trazira në qendrën pritëse të azilkërkuesve në Australi

Trazira në qendrën pritëse të azilkërkuesve në Australi

Në një qendër të largët pritjeje për azilkërkuesit në Australi ka patur trazira të dhunshme. Sipas “BBC”-së, me refugjatët e egërsuar thuhet të kenë bashkuar forcat edhe neozelandezët me viza të anuluara.

Refugjatët kanë shqyer gardhin rrethues e u kanë vënë flakën disa ambienteve të qendrës në ishullin e krishtlindjeve. Thuhet se, pas vdekjes së një emigranti, të ngriturit në protestë kanë marrë kontrollin e kompleksit, ndërsa rojet e sigurisë ia mbathën.

Zyrtarët shpjegojnë se, për aq sa janë ata në dijeni, nga incidenti nuk ka të lënduar, ndërsa kufizohen të konfirmojnë se në ishullin e krishtlindjeve ka pasur “rrëmuja”. Ata shtojnë se po punohet për zgjidhjen e situatës, pa dhënë sidoqoftë detaje të mëtejshme.

Sipas radios “Zelanda e Re”, shpërthimi i këtyre trazirave nga emigrantët ishte gjetja e trupit të pajetë të një azilkërkuesi iraniano-kurd, i identifikuar nga shtypi australian si Fazel Chegeni.

Ndërkohë, një numër i madh neozelandezësh janë deportuar në ishull pas vendimit të fundit të Kanberrës për rishikimin e vizave të të gjithë personave me precedentë penalë, transmeton Shekulli.

Exit mobile version