Site icon PORTALB

Neymar mesazh për Barcelonën

Neymar

Neymar duke festuar golin

Barcelona është duke mahnitur me lojën e mirë edhe në mungesë të Lionel Messit dhe padyshim që meritat për këtë i ka braziliani Neymar, i cili ka shënuar plot nëntë gola gjatë mungesës së argjentinasit.

Neymar i cili shënoi dy gola në vikendin që lamë pas, ka se më e mira nga ai nuk ka ardhur akoma.

“Jam shumë i lumtur me kontributin që po jap për skuadrën, por ky është vetëm fillimi sepse unë do të përmirësohem edhe më shumë. Ne duam që të rritemi edhe më shumë, mund ta bëjmë këtë pasi që jemi një grup shumë i mirë”, ka thënë Neymar.

“Ndaj Villarrealit krijuam shumë shanse, kjo është një gjë e mirë. Ekipi po luan mirë dhe jemi më të bashkuar se kurrë më parë”, ka deklaruar Neymar.

Exit mobile version