PD hedh lekë në kokën e Ramës në Kuvend (Video)
Kuvendi është përfshirë në debate për projektin ligjin “Për shërbimin e transportit për funksionarët publikë” por dhe për videon ku disa të rinj marrin para, nga shtabi elektoral i kandidatit PS në Korçë.
Deputetët e PD-së kanë hedhur kartëmonedha false 2 mijë lekëshe brenda në sallën e parlamentit si shenjë protesta për atë që e quajnë vjedhje të votës në Korçë. Rama tha: “Kjo seancë e pështirë, shkruan Shqiptarja.
Ndërmerrni çdo veprim për transparencë, ne e pranojmë ” Vodhe votat e qytarëve në Korçë.”- tha Paloka. Reagoi dhe Meta: E padenjë dhe e pavend.
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Korçë, duke i quajtur si “njollën më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri”.
“Në Korçë u zbulua një e vërtetë e hidhur për gjithë shoqërinë tonë. Nuk janë ata që u filmuan planifikuesit e blerjes së votës. Berisha mund edhe të mos i kishte njohur zgjedhjet, siç bëri Rama. Zgjedhjet në Korçë duhen anuluar, pasi bëjnë njollën më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri së bashku me 23 qershor”, tha Spaho.