Site icon PORTALB

Mjeshtri i picave nga Tetova që mahnit Moskën (VIDEO)

Bëhet fjalë për një tetovar që punon dhe vepron në Moskë, me profesion është  mjeshtër i picave, dhe këtë ai e ka dëshmuar për katër vite. Ai brenda katër viteve arriti një rezultate të pabesueshme në Moskë të Rusisë.

Fitoi famë duke marrë pjesë në shumë emisione të disa televizioneve ruse, në programet e mëngjesit, ku ka treguar aftësitë e tij si një mjeshtër i jashtëzakonshëm për pica, njofton Portalb.

Ai është 28 vjeçari Rufi Shabani nga fshati Llërc, rrethi i Tetovës, i cili është edhe përgjegjës i 8 restoranteve.

Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013-2014-2015 si akrobat picash, ku ka marrë disa çmime. Në vazhdim kënaquni duke i shikuar aktet profesionale të mjeshtrit për pica nga Tetova.

 

Exit mobile version