Mjeku L.O (41) nga Kirurgjia abdominale në Shkup i cili ishte plagosur mëngjesin e sotëm nga një qytetar i pakënaqur për momentin është në gjendje stabile, mëson Plusinfo.
Operacioni ka përfunduar dhe në vijim është procedura e zgjimit të mjekut nga anestezioni. Si që mësohet mjeku nuk ka lëndime vaskulare të enëve të gjakut, as edhe lëndime të eshtrave. Por ka tre plagë. Në të ishin shkrepur 4-5 plumba
Personi që ka shkrepur me armë ka qenë i shoqëruar nga dy persona të cilët poashtu kanë filluar të demolojnë gjithçka para syve të tyre. Të gjithe janë arrestuar.
Mjekët e Klinikës së Shkupit kanë paralajmëruar protestë, sot në orët e pasdites si shenjë solidarizimi me kolegun e tyre.