Site icon PORTALB

Ramos mund të mos luajë në “El Clasico”

Sergio Ramos

Sergio Ramos

Sergio Ramos ka pësuar sërish lëndim në të po të njëjtin vend që muaj më parë e la jashtë fushave për më shumë se dy javë

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Barcelonës që zhvillohet me 21 nëntor.

Ramos shënoi një gol të bukur në mënyrë akrobatike në humbjen prej 3:2 nga Sevilla, gol ky që i kushtoi me lëndim në krahun e majtë.

“Duhet të shohim para e ta harrojmë këtë humbje. Unë jam duke menduar vetëm për rikuperimin tim. Të martën do t’i bëjmë ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit, por nuk munda ta vazhdojë ndeshjen ndaj Sevillas”, është shprehur Ramos.

Exit mobile version