Site icon PORTALB

Pacienti qëllon drejt doktorit në klinikën për kirurgji abdominale

(Foto: Nova)

Një pacient shënjoi dhe plagosi në këmbë një mjek në klinikën për kirurgji abdominale. Me sa duket, pacienti nuk ishte i kënaqur me trajtimin që i ishte bërë nënës së tij në këtë klinikë, e cila ka ndërruar jetë dhe me armë qëlloi drejt kirurgut dhe motrës medicinale, ku mbeti i lënduar vetëm kirurgu, njoftojnë burimet e për Nova, transmeton Portalb.

Sipas burimeve ai ishte i shoqëruar nga dy burra të tjerë të cilët pas asaj filluan të thyejnë gjithçka që ishte përpara. Ekipet e MPB aktualisht janë në klinikë dhe jozyrtarisht mësohet së dhunuesit janë arrestuar. Nga MPB njoftuan se do dalin me informatë zyrtare.

Exit mobile version