Site icon PORTALB

Aksion policor në Tetovë: Kapën tre të mitur në objekte hotelierike

MPB

MPB

Tre të mitur u kapën në objekte hotelierike, pas orës 23 gjatë aksionit të mbrëmshëm të kryer nga policia në territorin e Tetovës. Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski informoi se qëllimi i aksionit ishte për të zbuluar praninë e të miturve në objekte, nëse atyre u shërbehet alkool ose potencialisht i është lejuar përdorimi i narkotikëve, njofton TetovaSot.

Gjatë kontrollit e tri  objekteve në rrugën “Jane Sandanski”, “Boris Kidriç” dhe “Bllagoja Toska” ka pasur 49 persona prej të cilëve tre ishin të mitur. Josifovski njoftoi se pas dokumentimit të rasteve, kundër pronarëve të tre restoranteve do të pasojnë edhe sanskionet e duhura.

Në periudhën e ardhshme, siç njoftoi Josifovski do të vazhdojnë me kontrollet e policisë për të parandaluar sjelljet devijuese e të miturve, si dhe pronarët e objekteve hotelierike në Tetovë.

 

Exit mobile version