Site icon PORTALB

80,000 turistë rus të bllokuar në Egjipt

Turistë

Shefi rus për Turizëm, Oleg Stefanov, ka thënë se turistët rusë që kanë ngecur në Egjipt pas fatkeqësisë ajrore të javës së kaluar do ta kenë të mundur të marrin me vete vetëm valixhet e dorës, ndërsa valixhet tjera të tyre do të ngarkohen më vonë për transportim në avionë mallrash.

Sipas vlerësimeve janë afër 80,000 turistë rusë që gjenden në Hurghada dhe Sharm El-Sheikh.
Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk po planifikojnë ndonjë evakuim emergjent, i ka thënë gazetarëve Stefanov.

“Një proces transferimi i turistëve nga Hurghada, Kajro dhe Sharm El-Sheiku do të realizohet së shpejti”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se turistë tjerë që dëshirojnë të shkojnë në Egjipt do ta kenë të pamundur. Rusia planifikon të dërgojë avionë të zbrazët për t’i sjellur në shtëpi turistët që planifikonin të kthehen nga pushimet e tyre.

Exit mobile version