Site icon PORTALB

Fermeri gjen thesarin e Pablo Escobarit, 600 milionë dollarë

Dollarë

Dollarë

Mediat në Kolumbi raportojnë se një fermer lokal ka gjetur 600 milionë dollarë pasuri të kryemafiozit të kokainës në Amerikën Latike, Pablo Escobarit.

Personi në fjalë është Hoze Mariena Kartolos, i cili gjeti pasurinë e lordit të drogës, pasi qeveria i dha në përdorim një ngastër për të kultivuar plantacione palmash me qëllim shfrytëzimin e vajit të tyre. Ndërkohë që ai kishte nisur të punonte tokën, hasi në një fuçi, brenda të cilëve gjeti plot 600 milionë dollarë. Autoritetet kolumbiane besojnë se paratë janë pjesë e pasurisë prej 30 miliadrë dollarësh të Lordit të Drogës.

Fatkeqësisht, fermeri nuk do të ketë mundësinë t’i mbajë ato para. Ai ka lajmëruar autoritetet dhe ato i konfiskuan paratë, të cilat do të përdoren nga qeveria kolumbiane për financim të programeve sociale dhe ekonomike.

Exit mobile version