Site icon PORTALB

Zaev do të mundet t’i përdorë “bombat” në fushatën zgjedhore!

Partitë në takimin e fundit janë marrë vesh që nuk do të ketë kufizim të përdorimit të materialeve të publikuara të ashtuquajtura “bomba”. të cilat i ka publikuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, që do të thotë që LSDM do të mund t’i përdorë edhe në fushatën zgjedhore.

Liderët e partive politike janë marrë vesh për vendim ligjor që nuk do t’i përfshirë tanimë materialet e përgjuara, shkruan A1On. Publikimi i materialeve do të jetë i rregulluar me Ligj për mbrojtjen e privatësisë. Ky ligj nuk do t’i trajtojë materialet që paraqesin interes publik dhe do të referohet për përgjimet e bëra mes vitit 2008-2015. Me këtë do të jetë të përfshira vetëm bisedat private që të mbrohet privatësia personale dhe jetës familjare.

Ai që do të përdorë pajisje për përgjim ilegal të bisedës së huaj, do të dënohet nga 1 deri më 5 vjet me burg. Nëse ndonjë medium publikon bisedë private të personit të përgjuar, për të cilën nuk ka interes publik, do të jetë të dënuar me dënim parash të parashikuar me ligj. Nuk do të ketë dënime për gazetarët. Ligji parasheh dënim me para për operatorët që i mundësojnë përgjimet joligjore, dënimet për ta do të jetë me vlerë prej 10% nga fitimet e kompanisë.

Ligji për “bombat”, do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas sjelljes në Parlament, për atë se do të pritet mendim prej Komisionit të Venedkut, transmeton Portalb.

Partitë janë marrë vesh që këtë herë që mendimet e Komisionit të Venedikut të jenë të patjetërsueshme dhe në afat prej pesë ditësh rekomandimet të futen në ligj.

Exit mobile version