Site icon PORTALB

Ndotet bregdeti i Durrësit nga një sasi karburanti

Banorët e qytetit të Durrësit kanë denoncuar se një sasi e madhe karburanti është hedhur në det. Ndotja ka ndodhur në sektorët “Hekurudha” dhe “Apollonia” në bregdet.

Dyshimet e para janë se një anije ka bërë pastrimin dhe ka hedhurkarburantin në det. Lidhur me këtë problematikë, banorët kanë shfaqur hapur shqetësimet.

“Sasia e karburantit në det është e madhe. Ndihet vetëm era e naftës”, thonë ata.

Sapo është sinjalizuar, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është nisur urgjentisht drejt këtij qyteti.

Exit mobile version