Site icon PORTALB

Ndotja e ajrit: Arifi nuk ju përgjigj kërkesës e lëvizjes ‘Nëna dhe fëmija

Teuta Arifi

Lëvizjes Qytetare ‘Nëna dhe Fëmija’ të cilët kërkuan nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi që të ndërmarrë masa urgjente për zbutjen e ajrit të ndotur në Tetovë por thonë se Arifi nuk u kthen përgjigje.

Lëvizja qytetare kundër ndotjes së ajrit ‘Nëna dhe Fëmija’, kërkuan nga Arifi që të mbajë premtimin e dhënë për larjen e rrugëve me substancën Acetat Kalcium Magnezium e cila ndihmon zbutjen e ndotjes së ajrit, duke i mbajtur grimcat pm10 në tokë.

‘Si përfaqësuese e qeverisë që është në qeveri definitivisht nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia për të bërë diçka në lidhje me ndryshimin e situatës. Definitivisht kemi nevojë për masa urgjente, definitivisht s`kemi kohë të presim duhej të bëhet larja e rrugëve me substanca të caktuara duhet të bëhet transporti publik, gjëra që mund t’i bëj komuna. Mirëpo siç e shihni edhe ju, ndonjë aktivitet të këtillë konkret nuk kemi pa…. Ne si nëna nuk kemi më kohë as të presim as të bëjmë durim sepse shohim që fëmijët tanë për çdo ditë helmohen,’ u shpreh Elmedina Abdullai nga ‘Nëna dhe Fëmija’.

‘Për të marr prononcimi e duhur edhe nga komuna e Tetovës, nga dita e djeshme jemi drejtuar disa herë përmes telefonit, megjithatë, nga komuna e Tetovës pa përgjigje’, njofton Alsat M, transmeton Portalb.

Nga lëvizja kundër ndotjes së ajrit ‘Nëna dhe Fëmija’, paralajmëruan se javën që vjen do të fillojnë me protesta dhe bllokimin e rrugëve të Tetovës.

Lexo: “Nëna dhe Fëmija” letër të hapur Teuta Arifit: Banorët e Tetovës po helmohen!

Exit mobile version