Site icon PORTALB

Sa para qarkullojnë në RTVM në bazë të taksës radiodifuzive?

RTVM

RTVM

DAP, më herët ka njoftuar se t’i detyrojë qytetarët e Maqedonisë që ta paguajnë taksën për radiodifuzion. Duke e pasur parasysh këtë, është interesant të shikohet se sa para ndahen për RTVM-në nga kjo tarifë, njofton E-Magazin.

Gjatë vitin 2014 RTVM ka realizuar të ardhura të përgjithshme nga të gjitha bazat me vlerë prej 1.326.335.743 denarë, tregon raporti për punimin financiar të RTVM-së, transmeton Portalb.

Burime tjera të RTVM-së janë: Mjete nga Buxheti i RM-së për mbështetje financiare për punimin e RTVM-së janë ndarë 240.000.000 denarë të cilat kanë pjesëmarrje prej 18.1% nga të ardhurat e përgjithshme. Këto mjete janë realizuar në të njëjtin nivel në vitin 2013. Të ardhura nga shërbimet e marketingut: Shita e kohës për reklama e cila është realizuar me vlerë prej 49.217.197 denarë, gjegjësisht 3.7% nga të ardhurat e përgjithshme për vitin 2014. Të ardhura mbi bazë të shërbime teknike dhe të tjera, në vend dhe jashtë vendit janë realizuar të ardhura me gjithsej 6.058.198 denarë. Sipas Ligjit për mbështetje të muzikës maqedonase, në vitin 2014 të publikuara janë edhe tre konkurse tremujorësh nga të cilat janë arritur marrëveshje me kontraktorët me vlerë prej 10.338.551 denarë. Të ardhurat tjera për vitin 2014, janë me vlerë prej 44.598.766 denarë, apo 3.4% e të ardhura të përgjithshme, transmeton Portalb.

Exit mobile version