Site icon PORTALB

Rrëzimi i aeroplanit rus në Egjipt, nuk ndodhi nga defektet teknike

Një grup militant thotë se ka rrëzuar avionin rus

Zyrtarë të Aviacionit francez, që po ndjekin nga afër hetimet, kanë deklaruar për “BBC” se rrëzimi i aeroplanit rus në Egjipt javën e kaluar nuk është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.

Të tjerë zyrtarë francezë thanë se të dhënat nga “kutia e zezë” të çojnë në përfundime se një shpërthim i “fuqishëm dhe i papritur” shkaktoi rrëzimin e aeroplanit, duke vrarë 224 persona në bord.

Ndërkohë, hetuesit britanikë janë të mendimit se një bombë ishte vendosur në vendin e bagazheve para se mjeti të ngrihej në ajër.

Militantë të lidhur me Shtetin Islamik deklaruan se ata ishin përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit, por pretendimet e tyre shpejt u hodhën poshtë nga disa udhëheqës të shteteve të përfshirë në hetim.

Aeroplani rus “Airbus” me numër fluturimi 321 po fluturonte nga resorti turistik egjiptian drejt Shën Peterburgut, kur u rrëzua ditën e shtunë duke u marrë jetën 224 pasagjerëve që ndodheshin në bord, shumica e të cilëve rusë.

Exit mobile version