Site icon PORTALB

Ish-kryeministri rumun dyshohet për korrupsion, del përpara gjykatës

Ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta

Ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta, i cili dha dorëheqjen pardje, është paraqitur sot për herë të parë përpara gjykatës, gjatë një seance paraprake, për t’iu përgjigjur akuzave për korrupsion.

Socialdemokrati dha dorëheqjen të mërkurën nga funksionet e kreut të qeverisë, nën presionin e protestave, pas zjarrit të rënë në një diskotekë në Bukuresht, që shkaktoi rreth 30 të vdekur.

Ponta është akuzuar për falsifikim, bashkëpunim për evazion fiskal dhe pastrim parash në periudhën kur ushtronte profesionin e avokatit.

Faktet lidhen me periudhën 2007-11.

Ish-kreu i qeverisë, 43 vjeç, nën presionin e pyetjeve nga gazetarë të shumtë ka refuzuar të japë komente të mundshme. Ai gjithsesi u shpreh se ishte i pafajshëm.

Exit mobile version