Site icon PORTALB

PPD përshëndet arritjen e marrëveshjes mes liderëve partiak

Nexhat Bexheti - Kryetar i PPD

Nexhat Bexheti - tani më ish kryetar i PPD

Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë mes liderëve të partive politike pjesëmarrëse të Marrëveshjes së Përzhinos dhe komunitetit ndërkombëtar.

“PPD konsideron se me këtë marrëveshje hapen rrugët e zgjidhjes së krizës politike në vend dhe krijon kushte për zgjedhje të lira e demokratike”, thuhet në letrën e tij.

PPD shpreson se pas zgjedhjeve të prillit 2016 liderët e partive politike fituese në zgjedhje do të përkushtohen më tepër për agjendën evro-atlantike se sa për interesat partiake.

Exit mobile version