Site icon PORTALB

Gerrard nuk kthehet te Liverpooli

Steven Gerrard

Steven Gerrard

Bruce Arenas, trajner i LA Galaxy, ka thënë se asnjë lojtarë i tij përfshirë edhe Steven Gerrard nuk do të kalojë në Evropë.

“Nuk do të ketë një rikthim të Steven Gerrard, as në huazim dhe as si një largim përfundimtar nga skuadra”.

Është ky reagimi i prerë i Bruce Arenas, trajnerit të Los Angeles Galaxy i cili hedh poshtë raportimet e fundit në lidhje me ish kapitenin e “The Reds” duke i konsideruar ato si spekulime të mediave.

Gjithashtu tekniku Arena saktësoi se asnjë nga lojtarët e ekipit nuk do të shkojë në huazim në Evropë gjatë kohës së pushimeve të Major League Soccer (MLS).

/Telegrafi/

Exit mobile version