Aplikacionet në celularët e Apple dhe Android duket se i spiunojnë përdoruesit e tyre, ka zbuluar një hulumtim i ri.
Ata kanë gjetur se 73% e aplikacioneve në Android spiunojnë përdoruesit e tyre, dhe 47% e aplikacioneve në iOS japin të dhëna sekrete mbi vendndodhjen e përdoruesve.
Privacy International tha se këto janë dëshmi se si pajisjet që i kemi blerë “na tradhtojnë” neve, transmeton lajmi.net.
Studimi testoi rreth 55 aplikacionet më të përdorura në Android dhe iOS. Aplikacionet e Android shpërndanin më shumë informata personale të tilla si emri dhe adresa, përderisa ato të iOS shpërndanin emrin, e-mail adresën dhe vendndodhjen e një përdoruesi.