Site icon PORTALB

Zaev: “Kemi nevojë për zgjedhje të drejta dhe media të lira”

Pamje nga takimi

Pamje nga takimi

Nevoja për zgjedhje të drejta ishte tema e bisedës së takimit të sotëm mes delegacionit të ODIHR, të udhëhequr nga këshilltari i lartë për zgjedhje, Riçard Llapin dhe Zoran Zaev.

Sipas Zaev, priten ndryshime në legjislacionin zgjedhor, në besueshmërinë e listës së votimeve dhe zbatimin e Marrëveshjes së 2 Qershorit/15 Korrikut.

“Ne jemi seriozisht të përkushtuar që shpejt të mbyllim pikat e marrëveshjes për të siguruar zgjedhje të rregullta. Ajo është në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe nuk do të anashkalohet. Nëse nuk ka zgjedhje të rregullta, kjo kërcënon seriozisht të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.” – tha Zaev.

Gjatë takimit u arrit në përfundim se duhet të ndërmerren ndryshime të shpejta në sferën e medias për shkak të njëanshmërisë së tyre të konstatuar nga disa raporte ndërkombëtare si Raportet e OSBE, ODIHR dhe BE-së.

Exit mobile version