Berisha: Dosjen për Remzi Hoxhën e zhduku Fatos Klosi

Rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës është bërë objekt debati sot në Kuvend. Deputeti socialist Erjon Braçe i kërkoi deputetit Sali Berisha të tregojë se ku janë eshtrat e biznesmenit Hoxha.

Braçe kërkoi gjithashtu nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të ekstradohet Ilir Kumbaro.

Në përgjigje Berisha tha se nuk ka dijeni për zhdukjen dhe as rrëmbimin ndërsa akuzoi Fatos Klosin se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës, njoftojnë medie nga Tirana.

“Ju dhe unë e njohim shumë mirë Remzi Hoxhën. Nuk e di në çfarë rrethanash e ke njohur ti, por unë e kam njohur si gazetar i ‘Zërit të Popullit’, ishte shqiptar i madh. Kishte luftuar për idealin e tij këtej dhe andej kufijve. Jemi në ditët kur Remzi Hoxha jo vetëm që nuk është më sepse u rrëmbye u torturua u vra, iu zhdukën dhe eshtrat por jemi në ditën kur familjarët e tij kërkojnë kockat.

Të paktën një varr për ta qarë me ritet e shqiptarëve atje. Keni detyrimin si gjysh si prind si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës. Të kërkoj vetëm një gjë, atë që e kërkon djali i tij për 20 vite me radhë. Ia ke borxh ti unë dhe kushdo tjetër. T’i dorëzojmë eshtrat e babait të tij.

Kjo është një çështje që nuk duhet të marrë fund. Bëra një thirrje humane ashtu siç dua t’i bëj thirrje ministrit të Brendshëm të sjellë kasapin e atij regjimi. Ilir Kumbaron ta sjellë këtu. Në bazë të atij vendimi gjykate i cili u sabotua disa herë me radhë, vetëm t’i shpëtonte drejtësisë”, tha Braçe.
Në anën tjetër ish-lideri i PD-së Sali Berisha ka thënë se nuk ka asnjë informatë për këtë rast.

“Çdo njeri i zhdukur është keqardhje, por sqaroj as nuk jam impresionuar dhe as nuk do të impresionohem kurrë nga përdorimi politik i çdo ndodhie qoftë. Rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaçi. Jam marrë me të gjithë mundësitë e mia.

Nuk kisha pasur kurrë as informacion as emrin e tij nuk e k isha dëgjuar kurrë. U tha se ka marrë pjesë në atentatin, autobombën e Gligorovit. Nuk kam pasur asnjë informacion. U tha më vonë se ka marrë pjesë në atentatin ndaj Sali Berishës nuk kam pasur asnjë informacion. Zero, as për Gligorov as për Berishën”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button