Site icon PORTALB

BE-ja parashikon ardhjen e 3 milionë refugjatëve deri në fund të vitit 2016

Flamuri i Bashkimit Europian

Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian njoftoi se ka parashikuar që deri në fund të vitit 2016, në 28 shtetet anëtare të bllokut mund të mbërrijnë rreth tre milionë refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vetëm këtë vit deri më tani në vendet e BE-së kanë mbërritur më shumë se 700.000 njerëz që kërkojnë strehim ose punë.

Në parashikimet ekonomike të shtatorit, të BE-së të cilat u publikuan të enjten, dhe në bazë të intensitetit aktual të ardhjes së refugjatëve dhe “supozimeve teknike” rreth fluksit në të ardhmen, thuhet se vështirë se mund të pritet ulje të fluksit të emigrantëve para vitit 2017.

Komisioni Evropian ka theksuar se supozon që në periudhën e mëtejshme do të mbërrijnë rreth tre milionë njerëz shtesë në BE deri në fund të vitit 2016. Nga komisioni nënvizojnë se kriza e refugjatëve ka shkaktuar shpenzime të mëdha shteteve të Bashkimit Evropian, por se kjo mund të ketë një efekt të vogël pozitiv në ekonominë evropiane brenda disa viteve në vijim.

Exit mobile version