Site icon PORTALB

BDI: “Udhëtimi vetëm me letërnjoftime, sens i artikulimit të interesave të shqiptarëve në rajon”

Selia e BDI-së

Selia e BDI-së

BDI kanë dhënë komunikatën e tyre për shtyp pas lajmit se është arritur marrëveshje mes autoriteteve të Maqedonisë dhe Kosovës për qarkullimin e qytetarëve me letërnjoftim pa pasur nevojë për pasaporta.

Në njoftimin e tyre thuhet: “Bashkimi Demokratik për Integrim, si një faktor vendimtar që ka përshpejtuar procesin e lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve në rajon, përshëndet vendimin më të fundit të Qeverisë së Maqedonisë për nënshkrimin dhe ratifikimin në Kuvend të Marrëveshjes në midis Maqedonisë dhe Kosovës për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime. Duke iu dhuruar qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti një lajm të shumëpritur, BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti, ndjehen të lumtur që së shpejti shtetasit e njërit apo tjetrit shtet, mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike dhe pa viza, në të gjitha vendkalimet kufitare, kurse opinionit publik i dërgohet edhe një sinjal pozitiv se përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë kanë sens dhe gatishmëri që t’i artikulojnë drejt interesat kombëtare të shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku jetojnë ata”, thuhet në kumtesën e partisë.

Exit mobile version