Site icon PORTALB

Arsimtarët ankohen, ditarët elektronik shumë të ngadalshëm

E - Ditarët

E - Ditarët

Arsimtarët ankohen se ditarët e rinj elektronik me të cilët ata janë të obliguar të punojnë krahas atyre të deri tanishëm, janë shumë të ngadalshëm dhe mezi hapen faqet.

“Ne jemi të obliguar të mbushim ditarët elektronik por na merr shumë kohë futja e të dhënave ngase shumë ngadalë hapen, nuk e dimë se ku qëndron problem, ndoshta është shkaku se të gjithë kyçemi në të njëjtën kohë”, tha A.R arsimtar.

Kurse na Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se deri me tani nuk kanë pasur ndonjë ankesë për një problem të tillë.

“Deri më tani nuk është ankuar askush tek ne për punim të ngadalësuar të ditarëve elektronik andaj nuk e dimë se ku qëndron problemi”, thanë nga Ministria e Arsimit.

Nga ky institucion po ashtu sugjeruan se nëse arsimtarët kanë problem të atilla t’i lajmërojnë ato në Ministrinë e Arsimit dhe problemi do të rregullohet.

Exit mobile version