Site icon PORTALB

Hiri vullkanik në Indonezi ka bllokuar qindra turistë

Turistët bllokohen në aeroport

Që tri ditë radhazi, që nga e marta në aeroportin e Denpasarit kanë mbetur të bllokuar disa turistë dhe udhëtarë pasi që hiri vullkanik ka detyruar mbylljen e aeroporteve.

Dy aeroporte në Lombok dhe një në Java, janë mbyllur po ashtu pas shpërthimit të vullkanit Mount Rinjani në Lombok.

Në total aeroportet kanë anuluar qindra fluturime dhe nuk dihet se kur do të lëshohen sërish.

Exit mobile version