Site icon PORTALB

Maqedonia miraton marrëveshjen, kufiri me Kosovën pritet të kalohet me letërnjoftim

Kufiri Kosovë-Maqedoni

Kufiri Kosovë-Maqedoni, foto arkiv

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Kosovës për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime midis këtyre dy vendeve, po shkon drejt realizimit. Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha, për Tv 21, konfirmon se Qeveria ka kaluar tekstin e marrëveshjes  në kuvend dhe të dy qeveritë kanë obliguar Ministrat e Punëve të Jashtme që ta nënshkruajnë atë.

Pas nënshkrimit pritet edhe ratifikimi në kuvend. Sipas Hoxhës, duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet miqësore, me këtë marrëveshje shtetasit e njërit apo shtet tjetër, mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike dhe pa viza, në të gjitha vend-kalimet kufitare.

Exit mobile version